Toka është ajo që ne të gjithë kemi të përbashkët

Eco Empire është një kompani inovative që ndihmon klientët të ofrojnë
zgjidhje me cilësi të lartë në lidhje me mbrojtjen e mjedisit

Asgjesimi i produkteve të dëmtuara apo të skaduara

Shërbimi i largimit të mbetjeve

Nënkontraktimi i stafit

Shërbime të riciklimit

Cfarë është menaxhimi i mbetjeve?

Menaxhimi i mbetjeve përfshin aktivitetet dhe veprimet e nevojshme për të menaxhuar mbetjet, që nga krijimi i tyre dhe deri në asgjesimin përfundimtar të tyre. Ky proces përfshin grumbullimin, transportimin, trajtimin dhe depozitimin e mbetjeve në vend depozitimet e miratuara. Ky proces duhet të monitorohet hap pas hapi në mënyre që cdo aktivitet të jetë në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian dhe legjislacionin lokal.

Përse është
i rëndësishëm menaxhimi i mbetjeve?

Detyrim Ligjor

Bazuar në ndryshimet më të fundit ligjore, njësitë ekonomike nuk lejohen të hedhin mbetjet e tyre në të njëjtët kazanë të përdorura nga qytetarët (në disa njësi vendore në orare te kufizuara), grumbullimi i të cilave menaxhohet nga pushteti vendor. Kjo nënkupton që njësitë ekonomike duhet t’i grumbullojnë mbetjet e gjeneruara si pasojë e aktivitetit të tyre prodhues e tregtar dhe t’i dërgojne ato ne vend depozitime të licensuara apo në kompani të ricikilimit.

Për të kryer procesin e transportimit të mbetjeve nga ambjentet e tyre, njësitë tregtare duhet të pajisen me “Licensë për Transportimin e Mbetjeve” lëshuar nga Agjenisa Kombëtare e Mjedisit. Duke qenë se transportimi i mbetjeve nuk është në fokusin e njësive ekonomike, marrja e një license të tillë nuk është dicka rutinë, duke marrë parasysh që ka një numër të madh kushtesh të cilat duhet të përmbushen paraprakisht. Një nga kushtet për t’u pajisur me licensë ështe diferncimi i mbetjeve sipas karakateristikave dhe transportimi i tyre duke përdorur mjete të vecanta (plastikë, metal, karton etj.).

 

Megjithatë dikush duhet ta kryejë këtë proces! Agjensia Kombëtare e Mjedisit kërkon vazhdimisht nga njësitë ekonimike informacion në lidhje me sasinë mbetjve të prodhuara dhe evidencë sesi këto mbetjeve janë trajtuar nga njësia ekonomike.

 

Nënkontraktimi i këtij shërbimi? Patjetër, por kini kujdes të zgjidhni një ofrues shërbimi të licensuar.

 

Përse është e rendesishme përzgjedhja me kujdes e ofruesit të shërbimit? Krijuesit e mbetjeve (JU) dhe kompanitë që angazhohen në transportimin dhe menaxhimin e mbetjeve (NE) janë bashkarisht përgjegjës përpara autoriteve kompetente. Bazuar në “Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” autoritetet mjedisore mund penalizojnë palët nëse procesi i menahximit të mbetjeve nuk është menaxhuar në pëpruthje me kërkesat e këtij ligjir apo mbetjet nuk janë dërguar në vend depozitime të licensuara. Kjo do të thotë, që është përgjegjësia e krijuesit të mbetjeve që të sigurohet se kompania që do të angazhohet me grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve ka lejet dhe licensat e duhura dhe menaxhon mbetjet në përputhje me kërkesat ligjore, deri në asgjesmimin ose riciklimin e tyre final.

Përgjegjshmëri sociale dhe mjedisore

Një nga sfidat kryesore me të cilat përballet mjedisi sot është menaxhimi i mbetjeve. Një rritje e vazhdueshme e numrit të përgjithshëm të popullsisë, e shoqëruar me rritjen e konsumit të mallrave për shkak të rritjes ekonomike dhe përqendrimit të shumicës së popullsisë në zona shumë të dendura urbane, nënkupton sasi të mëdha të mbetjesh, të cilat nëse nuk menaxhohen siç duhet, mund të jenë të rrezikshme dhe mund të kontaminojnë mjedisin.

Këto lloje mbetjesh gjithashtu kanë potencial të shkaktojnë sëmundje ose të kontaminojnë rrjetin e furnizimit me ujë. Ajri i ndotur rrit rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes. Mbetjet që trajtohen siç duhet, kanë më pak shanse të futen në rrjetin e furnizimit me ujë dhe të shkaktojnë sëmundje.

 

Prandaj, nëpërmjet shërbimit tonë ne i ftojmë kompanitë tregtare të jenë një model për vendin dhe të japin kontributin e tyre në mbrojtjen e mjedisit.

Optimizim i kostove

Shumica e kompanive nuk janë të ndërgjegjshme në lidhje me kostot e lidhura me menaxhimin e përshtatshëm të mbetjeve, qoftë në formën monetare, por dhe në aspektin ligjor. Kosto të tilla përfshijnë, kosto për stafin i cili do të merret me menaxhimin e situatës së mbetjeve, infrastruktura në ambjentet e tyre (kazanët e mbetjeve), automjete të vecanta për transportimin e tyre, tarifat e vendit të depozitimit, dhe kosto të tjera të lidhura më marrjen e licensave apo penalitet në rast të shkeljeve.

Nënkontraktimi i shërbimit të menaxhimit të mbetjeve tek një kompani e licensuar, do të reduktojë kohën dhe kosot e lidhura me këtë proces.

Jeni gati të punojmë sëbashku?

Eco Empire është një kompani inovative që ofron tek klienti
zgjidhje me cilësi të lartë.