Misioni dhe vlerat tona
Eco Empire u themelua me parimin kryesor të ofrimit të shërbimit më të mirë me një cmim konkurrues. Ne krenohemi me shërbimet tona, të cilat janë cilësore dhe në përgjigje të menjëhershme me nevojat e klientëve tanë. Duke qenë se në aspektin tregtar jemi duke jetuar në periudhën “Cdo gjë në kohë” ne kemi investuar shumë në shkurtimin e kohës nga marrja e kërkesave nga klienti deri në kryerjen e shërbimit. Kjo kohë është vendosur si një nga indikatorët kryesor të performancës sonë.
Vizioni ynë është të jemi lider në menaxhimin e mbetejve dhe zgjidhjeve të tjera mjedisore në mënyre qe të tejkalojmë pritshmëritë e klinetëve tanë, të cilat sa vijnë dhe bëhen më te larta. Ne jemi të angazhuar për t’i ofruar shërbime sipas nevojave të cdo kompanie tregtare. Pavarasisht faktit nëse ju jeni një kompani e madhe apo e mesme, shërbimet tona do të përshtaten sipas nevojave dhe mundësive tuaja.

Filozofia jonë “5-R”
Eco Empire është një kompani dinamike në fushën e manxhimit të mbetjeve, e cila ofron një mënyrë të re të konecptimin dhe menaxhimit të tyre për një ambjent sa më miqësor.
Largimi i mbetjeve dhe riciklimi janë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë të perditshme. Mbajtja e një ambjenti të pastër dhe të qendrueshëm është një nga ceshtjet më te rendesishme në rang lokal dhe global. Megjithatë, ju nuk duhet të shqetësoheni për largimin e mbetjeve nga ambjentet tuaja apo riciklimin e tyre nëse keni në krah një partner biznesi të besueshëm.
NE JEMI KËTU PËR JU! Ne përpiqemi që të ofrojmë shërbimë sipas nevojave të klientëve tanë, shërbime të besueshme dhe të përballueshme për secilën kategori biznesi.
Ne jemi të angazhuar në ofrimin e një shërbimi gjithëpërfshirës në fushën e mneaxhimint te mbetjeve duke përdorur parimet 5-R, Rimendo, Ripërdor, Redukto, Riciklo, Largo të cilat janë në thelb të ekonomisë qarkulluese.
Skuadra jonë
Në Eco Empire, ne besojmë se klienti meriton përvojën më të mirë, kështu që ne investojmë shumë në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve dhe stafit tonë. Ne besojmë fuqimisht se cilësia e shërbimeve është shenjë dalluese e punës sonë. Përvoja jonë në pothuajse çdo industri dhe madhësi të biznesit na kanë pajisur me njohuritë dhe përvojën e nevojshme për t’u përshtatur me nevojat dhe sfidat në zhvillim të botës së jashtme.
Falë stafit tonë të trajnuar kemi arritur të ofrojmë programe të përshtatura të grumbullimit të mbetjeve qoftë nëpërmjet skeduleve të planifikuara ose nëpërmet thirrjeve në moment, duke bërë shallën e përgjigjes një nga avantazhet kryesore konkurruese të kompanisë sonë.

