Pse kompanitë më prestigjoze
zgjedhin EcoEmpire
Asgjesimi i produkteve të dëmtuara apo të skaduara.
Procedura e asgjesimit të produkteve të skaduara/demtuara është një proces i gjatë për kompanitë tregtarë duke qenë se ai përfshin shumë aktorë institucional. Megjithatë, bazuar në ndryshimet e fundit ligjore, të gjitha institucionet kërkojnë qe subjekti përpara fillimt të procesit te asgjesimit duhet t’ju nisë këtyre te fundit një kërkesë në te cilën te specifikohet arsyeja e asgjesimit të produkteve, listën e mallrave të cilat do jenë pjesë e procesit të asgjesimit së bashku me datën e blerjes, vlerën dhe peshën, personat të cilët do të jenë te pranishëm në procesin e asgjesimi dhe gjitashtu emrin e kompanisë së licensuar e cila do të kryejë procesin grumbullimit dhe asgjesimin përfundimtar të mbetjeve.
Aktualisht kjo kërkesë dërgohet pranë institucioneve të mëposhtme:
- Inspektoriati Mjedisit Rajonal
- Drejtoria Rajonale Tatimore
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (në rastin e produkteve Ushqimore)
Për të thjeshtuar dhe lehtësuar gjithë këtë proces ne kemi zgjedhur të alokojme gjithë burimet tona për t’ju ardhur në ndihmë, dukë organizuar një plan pune me 5 pika:

Angazhimi ynë
Shërbimi i largimit të mbetjeve
Eco Empire sigurohet që të mbrojë kompanië tuaj nga masat ligjore të marra si pasojë e veprimeve të gabuara në lidhje me procesin e menaxhimit, riciklimit apo largimit të mbetjeve jo të rrezikshme. Ne sigurohemi qe plani juaj për menaxhimin e mbetjeve përputhet me objektivat dhe buxhetet tuaja të lidhura me këte proces. Stafi ynë i kualifikuar do të krijojë një plan të detajuar dhe të përshtatur sipas nevojave tuaja, për tju siguruar një ambjent sa më te pastër dhe për të shmangur cdo përgjegjesi ligjore.
Pavarësisht nëse jeni një biznes i madh apo biznes i vogël, shërbimi ynë i lënies në përdorim të kazanëve te mbeturinave dhe tërheqja e tyra sipas skedulit, ju jep mundësi të foksuoni energjitë tuaja tek proceset primare dhe jo tek menaxhimi i mbetjeve.
Nëpërmjet shërbimit të tërheqjes së mbetjeve ne ju vëmë në dispozicion kazanë mbetjesh dhe kryejme procesin e tërheqjes së këtyre mbetjeve sipas skedulit të rënë dakord.
Së bashku me këtë shërbim Eco Empire ofron dhe shëerbimin e riciklimit nëse ju do të dispononi mbetje të riciklueshme. Secilës grup biznesi do t’i caktohet një menaxher kontrate i cili do t’ju përgjithet që nga momenti i vlerësimit të nevojave tuaja dhe deri tek zgjidhja e problematikave të përditshme. Nuk do të jetë aspak problem për ne nëse ju do tju nevojitet një skedul I përditshëm apo 1 herë ne muaj.
Ne do të jemi aty sa herë qe ju të keni nevojë!
Pavarësisht nëse ju jeni duke punuar me një projekt i cili do të zgjasë për një kohë të shkurtër apo nëse ju do të keni nevojë për këtë shërbim në periudha më të zgjatura një menxher do të marre përsipër të vlerësoje nevojat tuaja dhe t’ju sugjerojë zgjedhjen optimale për menaxhimin e mbetejve tuaja.
Kazanët e përmasave të vecanta, funksioni i të cilave shkon përtej depozitimit të mbetjeve të zankonshme, janë kazanë të cilat projektohen dhe ndërtohen sipas nevojave tuaja specifike. Këto kazanë përdoren kryesisht për depozimitin e mbetjeve në sasi të mëdha dhë përdoret për depozitimin e mbetjeve të ndryshme nga ato qe depozitohen në kazanët normal.
Këto kazanë janë të levizshëm dhe të hapur nga sipër, gje e cila i bën ato perfekte për depozitimin e mbetjeve të ndertimit, metaleve dhë mbetejeve të skrapit.

Ne mund të ndërtojme sipas nevojave tuaja kazanë në madhësi të ndryshme dhe me karakteristika të ndryshme. Më sipër do të gjeni dhe një listë të kazanëve qe ne disponojmë.

Kazanët e mbyllur ofrojnë lehtësinë sepse ato mund të kryejne funksionin e kazanëve të thjeshtë por mund të qendrojnë pranë ambjenteve tuaja për një kohë më te gjatë duke qene se për shkak te karakteristikave të tyre nuk shkaktojnë aroma të këqija në ambjent, sidomos në rastin e depozitimit të mbetjeve ushqimore.
Falë sturkurës së tyre të mbyllur, këto kazanë ofrojnë një siguri me të lartë se kazanët e thjeshtë, kjo do të thoë qe këto kazanë gjithasthu mund të kycen dhe askush të mos ketë mundesi të tërheq materialet që mund të gjenden brënda. Psh. Biznesi juaj mund të ketë mbetjeve letre të cilat ju nuk dëshironi të aksesohen nga askush.
Procesi i prodhimit të ketyre kontenierëve është një sfidë me vete, por ne jemi këtu për te përmbushur cdo kërkesë tuajën.
Nënkontraktimi i stafit
Kompania do t’ju sigurojë kohë pas kohe materiale trajnimi në lidhje me menaxhimin e mbetjeve bazuar në industrinë dhe madhësinë e biznesit tuaj. Kompania është e angazhuar të transferojë personelin për një periudhë të kufizuar në mënyrë që të menaxhojë të gjitha nevojat tuaja (p.sh. diferencimi i mbetjeve etj.).

Shërbime të riciklimit
Riciklimi është procesi i shndërrimit të mbetjeve në materiale dhe objekte të reja. Riciklimi është një alternativë e procesit trandicional të trajtimit të mbetjeve nëpërmjet së cilës mund të kursehen materiale të vlefshmë dhë të dobishme dhe në të njëjtën kohë të zvogëlohet dhe ndotja e ambentit. Në momentin e vënies në kontaktin fillestar me klientin ne jemi gjithmonë të prirur që ti ofrojmë atij të gjitha opsionet e ricikilimit përpara se të kalojmë në metodat tradicionale të trajtimit të mbetjeve. Fokusi jonë është të minimozojmë sa më shume sasinë e mbetjeve që do të përfundojë në land field duke maksimizuar vlerën e materialave të mbledhura. Ne aktualisht ofrojmë shërbimet e riciklimit për materiale si kartoni, metali, plastika, gomat e përdorura etj.

